Kryefjala Logo

Zbulohen detaje te reja nga vrasja e vellezerve ne Korce

11 Dhjetor, 2020 | 10:44 am

Detaje të reja nga ngjarja ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Olldashi. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se viktimat janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks. Dyshimet janë që ata janë ekzekutuar pikërisht të ai vend për shkak edhe të terrenit, në mes të arrave dhe larg banesave. Madje pas ekzekutimit, vëllezërit janë gjetur të mbuluar apo varrosur tek ai vend teksa ishte një banor i zonës që zbuloi trupat e pajetë.

Sipas informacioneve deri më tani, Andrea Olldashi 33 vjeç ka qënë me precedentë penale pasi ka qenë edhe i dënuar për vjedhje ku në 2018 ka dalë nga burgu, ndërsa i vëllai Martin Olldashi rezulton i implikuar bashkë me Andrea Olldashin si autorë të një shpërthimi ndaj një biznesi në Pogradec në vitin 2012.

lg.php.gif

lg.php.gif

Lidhur me ngjarjen krahas policisë së Korcës dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit, po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës. Pista kryesore është ngritur pikërisht mbi të shkuarën kriminale të dy vëllezërve që prej 3 ditësh kishin humbur kontaktet dhe u gjetën të vrarë larg disa kilometra larg vendbanimit të tyre Pogradecit.

Të ngjashme