Lajme nga vendi
Zbardhet konflikti i ish te dashures se djalit me ciftin nga Vlora
24 Dhjetor, 2020 | 12:56 pm
Çifti i bashkëshortëve nga Vlora që u gjet i masakruar brenda 4 valixheve ka tronditur mbarë opinionin dhe ka vënë në lëvizje gjithë policinë italiane.
Nga dita në ditë zbulohen detaje të reja, ndërsa sot mediat italiane raportojnë se grupi hetimor i karabinierëve italianë janë rikthyer sërish në apartamentin ku ka ndodhur ekzekutimi i çiftit Pasho nga Vlora.
Ata shkuan sërish sot në një apartament në lagjen Fiorentine të Novoli, në via Felice Fontana, ku jetonte Elona Kalesha, ish partnerja i Taulant Pashos, djalit i Shpetim dhe Tauta Pasho, e cila tashmë është e arrestuar si e dyshuara kryesore e kësaj vrasje.
1 nëntori i 2015 është dhe nata e fundit e jetës për çiftin Teuta dhe Shpëtim Pasho, të cilët u masakruan dhe u prenë në copa të ndarë në katër valixhe. Mediat italiane bëjnë me dije se 36-vjeçarja e arrestuar duket se e kishte të planifikuar vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj për shkak të shumës së parave që ato mbanin me vete.
Gjithashtu hetimet deri më tani bëjnë me dije se marrëdhëniet vjehrrë-nuse nuk ishin shumë të mira. Sipas informacioneve nga prokuroria mësohet se Teuta nëna e Taulantit nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie e ndër të tjera dyshohet se pas daljes nga burgu ajo do i kërkonte djalit që të zgjidhte mes tyre, “Ose atë ose ne”.
Por kjo është një përballje që nuk ka ndodhur kurrë dhe se gjurmët e fundit të çiftit janë një ditë para se djali i tyre i dënuar për drogë të dilte nga burgu. Vrasja dyshohet se ka ndodhur në momentin që çifti ka qenë në gjumë në momentin që është kryer vrasja dhe copëtimi i trupave të tyre mund të ketë ndodhur në ditët në vijim.
Dëshmitarët e deri tanishëm, banorë të pallatit kanë konfirmuar se nga apartamenti vinte një aromë shumë e keqe gjaku dhe e një lloj substance ngjitëse.
Ndërkohë këtë të enjte pritet që Kalesha të njihet dhe me masën paraprake të sigurisë.
Dyshimet e para për vrasjen e çiftit nga ish e dashura e djalit kanë qenë nga vajza e familjes Pasho, e cila është shprehur se ajo ka qenë dhe kontakti i fundit me prindërit e saj. Ndërkohë eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan dhe u futën në katër valixhe.