Kryefjala Logo

Vrau me breshëri kallashi dy motrat më 31 dhjetor, gjykata jep masën për Përparim Ademin

2 Janar, 2021 | 1:24 pm

Më 31 dhjetor 2020 Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë ku një 59-vjeçar, Përparim Ademi vrau me breshëri kallashi dy motrat, Zhaneta Meta dhe Kristina Bardhi.
Ai ka dalë ditën e sotme para gjykatës e cila ka vendosur arrest me burg. Ademi u arrestua disa orë pas krimit të rëndë dhe në polici u shpreh se e kishte bërë për arsye xhelozie.
Ai tregoi se ka qenë në një lidhje me njërën nga motrat dhe dyshonte se ajo e tradhtonte dhe kjo ishte dhe arsyeja që i kishte kërkuar që të ndaheshin.
Duke mos e pranuar këtë fakt ai ka debatuar me të dhe në sherr e sipër ka zbrazur kallashin mbi to duke i lënë të vdekura në vend.

Dëshmija e tij:
“Njihem me të dyja motrat, Kristinën dhe Zhanetën. Ato janë të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim më rrallë ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur. Zhaneta nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë tjetër. Shkova ta takoj dhe t’i kërkoja llogari. Doja t’i kërcënoja, por të dyja më ofenduan dhe unë qëllova. Jam penduar për krimin. Kërkoj falje”.

Të ngjashme