Kryefjala Logo

Vrau kunatin naten e Vitit te Ri, flet autori: Nuk mbaj mend asgje!

3 Janar, 2021 | 1:10 pm

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Klajdi Shumdin, i cili qëlloi për vdekje me thikë kunatin e tij. Krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Shundi akuzohet për vrasje për shkak të rrethanave familjare.

lg.php.gif

Para gjykatës Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnjë gjë nga ngjarja ndërsa me viktimën, Vladimir Zvezhda, ka patur marrëdhënie të mira.

lg.php.gif

Vrasja dyshohet se ka ndodhur nën efektin e alkoolit. 42-vjeçari me gruan kishin shkuar për Vit të Ri në shtëpinë e autorit. Pasi janë zënë brenda apartamentit kanë dalë të dy jashtë në hyrje të pallatit dhe aty 42-vjeçari është qëlluar për vdekje me thikë në qafë.

Të ngjashme