Lajme nga vendi
Vlorë/ Policia gjen në rrugë 15-vjeçarin e gjakosur. Dyshohet që është goditur me kaçavidë në qafë
2 Janar, 2021 | 10:56 pm
Patrulla e policisë në Vlorë ka gjetur një 15-vjeçar të gjakosur në rrugë dhe e ka dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Vlorës.
Sipas informacioneve bëhet me dije se ai është goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëme në qafë dhe në trup, dyshohet kaçavidë.
Pas mbërritjes në spital atij i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.
Akoma nuk ka të dhënë se çfarë ka ndodhur, apo kush janë autorët e kësaj ngjarje.
Policia është vënë në lëvizje për të hetuar rastin në fjalë.