Kryefjala Logo

Valë shkarkimesh,ikën drejtoresha e Zyrës Arsimore dhe drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore

10 Nëntor, 2021 | 12:48 pm

 

Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota është shkarkuar nga detyra.

Çotës i është komunikuar shkarkimi gjatë ditës së sotme dhe në vend të saj është emëruar Ermir Çela. Ky i fundit  mbante postin e drejtorit të gjimnazit Kostandin Kristoforidhi.

Shkarkimi i Çotës vjen pak ditë pas shkarkimit nga detyra edhe drejtoreshës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi në Tiranë.

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi është shkarkuar nga detyra. Vrapi u shkarkua nga detyra nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.
Arsyet e shkarkimit të drejtoreshës apo se kush e zëvendëson nuk dihen ende.

Pas kësaj lëvizjeje paralajmërohen shkarkime të tjera, në vijim të ndryshimeve që Ministria e Arsimit është duke bërë në nivelet drejtuese lokale.

Të ngjashme