Kryefjala Logo

“Vaksinimi u bë si sallatë ruse”,Tritan Shehu përplasje të fortë me Manastirliun në Kuvend

4 Nëntor, 2021 | 2:52 pm

 

“Shqiptarët meritojnë të vaksinohen me ata që bën edhe BE,jo vaksina të pacertifikuara.Ne përdorim vaksinën kineze të pacertifikuar që nuk përdoret nga BE.Ne jemi të amulli të plotë duke bërë një sallatë ruse me vaksinat”

Deputeti demokrat,Tritan Shehu iu drejtua sot në Kuvend,ministres së Shëndetësisë Ogerta Manistirliu.Shehu shprehu se Shqipëria sipas tij nuk pati kurrë një strategji reale për pandeminë e Covid-19.

Manistirliu u tregoi se të gjithë vaksinat që janë përdorur në Shqipëri janë të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe cdo gjë tjetër ka qenë e hartuar nga ekspertët më të mirë.

Ministria vazhdoi dhe tregoi me shumë detaje në lidhje me llojet e vaksinave duke folur në mënyrë bindëse dhe duke treguar se në sa e sa vende njifen këto vaksina që ne kemi vënë në përdorim si shtet.

Ogerta ironizon Tritan Shehu-t duke i vënë në dukje dhe profesionin e tij si mjek,i cili duhet të jetë personi i fundit që nuk duhet të paragjykojë vaksinat dhe të jetë kundra tyre.

Të ngjashme