Kryefjala Logo

U prezantua si motra e te ndjerit, flasin familjaret: Nuk e njohim vajzen!

9 Dhjetor, 2020 | 9:31 pm

 

Një episod i çuditshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë protestës së qytetarëve pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Një vajzë mes protestuesve të shumtë që u mblodhën sot në kryeqytet ishte dhe e ashtuquajtura Bora Rasha, që u prezantua si motra e Klodianit.

Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodjan Rasha, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me mediat duke thënë se vajza në fjalë nuk është pjesë e familjes Rasha.

Mësohet se vajza është nga Saranda dhe dyshohet se ka probleme mendore.

burimi: newsbomb

Të ngjashme