Kryefjala Logo

Tension mes policise dhe protestuesve: gaz lotsjelles dhe 8 te plagosur

9 Dhjetor, 2020 | 8:49 pm

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic, pasi kishte thyer orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar ka shkaktuar mjaft reagime.
Ndërsa politika kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, të rinj dhe anëtarë të Shoqërisë Civile, por edhe qytetarë të thjeshtë po protestojnë prej gati tre orësh, fillimisht te ministria e Brendshme e më pas tek kryeministria.

Situata u tensionua disa herë te ministria e Brendshme ku mbeti i plagosur gazetari Andi Llabuti, një polic, por edhe u lëndua këngëtari Stresi. Protestuesit qëlluan me sende të forta edhe dritaret e këtij institucioni.

Më pas turma u zhvendos tek Kryeministria, ku zemërimin e shfrynë fillimisht tek pema e Krishtlindjes, të cilën e dogjën e rrëzuan, për të mësyrë drejt derës hyrëse. Protestuesit nuk i kanë ndalur as policët me të cilët patën konfrontime të forta.

Kur u duk se situata po përkeqësohej, e po qëllohej me tulla, gurë e sende të forta dera e kryeministrisë, ndërhynë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që e shpërndanë turmën me gaz lotsjellës

Deri më tani raportohet për 8 policë të plagosur gjatë përplasjeve me protestuesit.

burimi:ballkanweb

Të ngjashme