Kryefjala Logo

Të shtëna me armë, vritet roja i Top Channel në Tiranë

27 Mars, 2023 | 2:15 am

Mbrëmjen e sotshme Tirana është tronditur nga të shtëna me armë pranë Top Channel

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Në Mëzez, pranë televizionit Top Channel kanë plagosur me armë zjarri, rojën e sigurisë të “Oktapus” Security, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, por akoma nuk dihen gjeneralitetet.

Ora News mëson se emri i tij është Pal Kola ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Të ngjashme