Kryefjala Logo

Situatë e rënduar me infektimet/ Basha-Ramës? Pse nuk hapet Covid 4? Pse njerëzit dergjen ambulancave?

8 Nëntor, 2020 | 2:09 pm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas situatës shumë të rënduar në Spitalet Covid ku pacientët presin në autoambulanca deri në lirimin e shtretërve.

“Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve”, shkruan ndër të tjera kryedemokrati në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

“Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”.

Të ngjashme