Kryefjala Logo

Sherr i rende ne Sarande, goditen bashkeshortet

1 Gusht, 2021 | 12:23 pm

Mbremjen e djeshme ne Sarande ka ndodhur nje sherr i dhunshem, ku pre e dhunës kanë mbetur një çift bashkëshortësh. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit D. I., 50 vjeç, B. I., 41 vjeçe dhe I. J., 23 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushta dhe sende të forta shtetasit R. DH., dhe A. Dh., (bashkëshortë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme