Kryefjala Logo

Reagon Erion Veliaj i tërbuar me mediat që gjithmonë e kanë mbrojtur, i quan “portalet e baltës”. Mesa duket ai nuk pyet për SPAK dhe do vazhdojë të japë miliona euro për inceneratorët.

1 Gusht, 2023 | 6:20 pm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një nga politikanët që llastohet më shumë nga mediat dhe portalet që akuzohen për financime të fshehta nga ai dhe drejtorët e bashkisë që drejton, njësoj si personazhet e showbizit që e mbështetën ne fushatë, ka reaguar sa u takon akuzave të opozitës për përfshirjen e tij në inceneratorin e Tiranës. Edhe pse ai ka lidhje të afërta me botuesit e shumë mediave dhe portaleve, sot i ka sulmuar si asnjëherë.
Veliaj nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se ky verpim i SPAK, është i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarsë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik.

Ai vijon postimin e tij se bashkia e Tiranës do të jetë një pasqyrë e pastërtisë, duke lënë të kuptojë se me kokfortësi ai dhe stafi do vazhdojnë të financojnë inceneratorët pa pyetur për SPAK.

Postimi i Veliajt:
Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.
Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes.

8461CFB7 A4AB 46A1 8F02 49B870FDB200

Të ngjashme