Qeveria shqiptare shpall emergjencën në furnzimin me energji elektrike. Rama: “Kriza prezente deri vitin tjetër…’

Një mbledhje e jazhtzakonshme është mbajtur nga qeveria shqiptare ku është marrë vendimi për shpalljen e emrgjencës së furnizimit me energji elektrtike. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ka miratuar një pakerë ndihme për familjet dhe bizneset.

“Ekspertët mendojnëse kriza do jetë prezente me pikun, kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm”- tha Rama

Sipas shefit të Qeverisë, kjo është një situatë “shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në kuptimin që të gjithë janë të afektuar”.

Deklarata e Kryeministrit

Sot kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.

Vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të cmimit të enerjgisë në tregjet ndërkombëtare i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiarë, qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative.

Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do e bëjmë publik nesër.

I keni bere llogarite sa do jete kostoja e kesaj pakete dhe për sa kohë do zgjase?

Rama: I kemi përllogaritur të gjitha por nesër do publikojmë për gjithë qytetarët planin e posacëm.

S’mund të mos i referohemi analizave të ekspertëve dhe që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme. Një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në kuptimin që të gjithë janë të afektuar, por ndryshe nga pandemia vende të ndryshme kanë disa karakteristika të ndryshme por të gjithë janë të përfshirë në një arsyetim për si duhet ta përballin këtë situatë.

Ekspertët mendojnë se kriza do jetë prezente me pikun, kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm e mendojnë se sidoqoftë edhe pas kapërcimit të kulmit cmimet s’do kthehen aty ku ishin përpara shfaqjes se krizës.

Kjo mbetet për t’u parë, ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë me një rend prioritetesh nga poshtë lart, me ata që janë më në nevojë e duke shkuar lart përmes biznesit të vogël dhe më tutje me ata me të ardhura më të larta etj.

Ndërkohë ia vlen t’ju sjell në vëmendje që e vetmja rritje cmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes sonë i takon vitit 2015 kur hymë në reformën e energjisë dhe aty jo vetëm cmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston, e nga ana tjetër diferenca mes cmimit të vjetër e të riut në atë kohë për rreth 200 mijë individë dhe familje paguhet sot e gjithë ditën nga shteti.

Pra pensionistë, familje në ndihmë ekonomike marrin nga shteti rreth 30 mln dollarë cdo vit si kompensim për atë rritje.

Previous articleTerror ne Athine, nuk i bindet urdherit, shqiptari perplas makinen e policise
Next article“Lepiu ku peshtyu”- ja cfare tha Butrinti per Kiden disa vite me pare