Kryefjala Logo

Qeveria jep ndihme financiare, familja e Klodianit: Do e japim per bamiresi

15 Dhjetor, 2020 | 3:17 pm

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish mëngjesin e sotëm familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv i Forcave Shqiponja, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Vetëm një ditë më parë, qeveria shqiptare vendosi t’i japë një trajtim financiar mujor familjes së të ndjerit.

lg.php.gif

25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua me dy plumba nga efektivi i policisë, pas mesnatës së të dielës së kaluar, ndërsa deri më tani kryeministri Rama ka zhvilluar tre vizita në familjen e tij.

lg.php.gif

lg.php.gif

Babai i Klodian Rashës tha për News24 se paratë që i ofroi qeveria do t’i dhurojë për bamirësi, ndërsa shtoi se vrasja e djalit të tij nuk mund të quhet aksidentale, për sa kohë nuk ka folur ende prokuroria dhe gjykata.

ballkanweb

Të ngjashme