Lajme nga vendi
Pritet me xham në qafë duke luajtur,fëmija 1-vjeç humb jetën
19 Nëntor, 2021 | 9:59 pm
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Vlorë. Një fëmijë 1 vjeç ka humbur jetën në spital pasi ka prerë një venë në qafë me një gotë të thyer xhami.
Fëmija ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike. I mituri ka qenë duke luajtur kur është prerë me gotën e xhamit.
Pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes. I mituri ka mbërritur në orën 18:00 në ambientet e spitalit pothuajse pa shenja jete. Sipas burimeve ai ishte i mbuluar me gjak dhe nga verifikimet e para kishte një plagë në qafë në krahun e majtë ku dukej qarte se enët e mëdha te gjaku ishin të dëmtuara.
Kur u kontrollua nga mjekët fëmija nuk kishte frymëmarrje dhe puls. Menjëherë është ka hyrë në sallë operacionit ku ekipi prej katër mjekësh nuk mundi ta rikthente zemrën në punë pavarësisht veprimet e shpejta. Fatkeqësisht 1 vjeçari pasi ka bërë arrest kardiak nga humbja e gjakut.
“Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë“, thotë policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes aksidentale që ka rezultuar në një tragjedi për familjen.