Lajme nga vendi
Plas bombula në një familje në Durrës, shpërtheu pas montimit të kryer nga kryefamiljari
16 Shtator, 2021 | 8:45 pm
Një ngjarje e rëndë në prag tragjedie ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrës. Një bombul gazi është raportuar se ka shpërthyer në banesën e familjes Musai.
Mësohet se nga shpërthimi janë lënduar 3 persona , midis tyre një 17 vjecare e cila fatmirësisht është lënduar lehtë. Personat e tjerë identifikohen si Qefajet Musai, 60 vjeç, Bukurie Maksuti, 45 vjeçe, këta të fundit ndodhen jashtë rreziku për jetën
Qefajet Musai komunikohet se ka qenë duke montuar bombulën dhe se direkt pas montimit është shkaktuar një shpërthim i fuqishëm i gazit.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia e Shijakut e cila ka nisur hetimet për ngjarjen së bashku me zjarrfikësit të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.