Kryefjala Logo

Ngacmonte nxënëset,skandal në Berat,mësuesi i dënuar për pedofili kthehet në punë

27 Nëntor, 2021 | 3:13 pm

Një skandal është zbuluar në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Beratit, “22 Tetori”. Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e Fizikës dhe Informatikës 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dënuar për “pedofifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003.

Prindërit e fëmijëve ata kanë shprehur këtë shqetësim për mediat, duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla. Sipas burimeve drejtoria e shkollës ka dalë me shpjegimin se ai është emëruar nga DAR.

Vetë nxënësit e shkollës tregojnë se kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit. Një prej vajzave thotë se mësuesi i shikon në një formë që asaj i ngjall frikë.

Nxënësit deklarojnë se, ai u jep lëndët mësimore të fizikës dhe informatikës dhe se ka mbërritur në shkollë prej disa ditësh. “Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit”-shprehen nxënësit e shkollën 9-vjeçare “22 Tetori.

Të ngjashme