Kryefjala Logo

Mbrojtja civile lëshon apelin: Sot stuhi për shi, kujdes në këto zona

28 Nëntor, 2023 | 9:31 am

Sot pritet të ketë reshje intensive shiu në të gjithë territorin e vendit. Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të jenë të përqëndruara dhe me intensitet më të lartë në veri dhe në jug të territorit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqtje të dherave.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen problem me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Të ngjashme