Lajme
Kontrolle të shumta policore në Lezhë. Arrestohet një 22 vjeçar dhe një 52 vjeçare për vepra të ndryshme penale
30 Shtator, 2021 | 10:04 am
Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës pasi është arrestuar në kushtet e flagrancës me një armë zjarri pistoletë pa leje. Është arrestuar shtetasi Ronaldo Lleshaj.
Pas vrasjes së efektivit në Lezhë, Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në këtë zonë. Gjatë orëve të fundit si pasojë e këtyre kontrolleve është arrestuar një 22 vjecar, Ronaldo Lleshaj pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.
Gjithashtu Albina Cali 52 vjec, është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në tokën në pronësi të tyre, në fshatin Gocaj, Lezhë.
- Shërbimet e Policisë Kurbin, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur ” Ura e Milotit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin Ronaldo Lleshaj, është gjetur një armë zjarri pistoletë, më krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ronaldo Lleshaj, 22 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Po ashtu, në Lezhës është arrestuar Albina Cali, pasi merrej me kultivim të narkotikëve.
- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gocaj, Një Administrative Balldre, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases:
– Albina Cali, 52 vjeçe, banuese në Gocaj, Lezhë. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit F. C., 55 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, bashkëshorti dhe djali i shtetases A. C.
Shtetasja Albina Cali është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në tokën në pronësi të tyre, në fshatin Gocaj, Lezhë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, veprime të mëtejshme.