Kryefjala Logo

Kërcet arma në Korçë, pas sherrit me dy persona 19-vjeçari qëllon…

25 Dhjetor, 2020 | 1:43 pm

Policia e Korçës ka bërë me dije se ditën e sotme pas një konflikti të çastit një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti që ka pasur me dy persona të tjerë.
Njoftimi i Policise
Me datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Uniformat blu kanë arritur në vendngjarje dhe po hetojnë për rastin, fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.
Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po këqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme