Kryefjala Logo

Katër shqiptarë rrëzohen nga skela, humbin jetën në Gjermani…

1 Nëntor, 2023 | 1:24 pm

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, ku katër shqiptarë kanë humbur jetën teksa punonin në një kantier ndërtimi.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e quajtur ‘Hafen City’. Skela ku shqiptarët po punonin u shkëput nga kati i 8-të në një bosht ashensori.

Deri më tani është bërë i mundur identifikimi i dy prej tyre, përkatësisht me emrat Albert Zorba, 31-vjeçari nga Elbasani, dhe R.H., nga Kukësi.

Të ngjashme