Kryefjala Logo

Iu bë atentat në Astir,Erigers Mihasi ndërronte makinat dhe targat për t’u ruajtur

16 Nëntor, 2021 | 5:33 pm

Frika nga ndonjë atentat dhe eliminim i mundshëm për shkak të konflikteve mes bandave, kishte bërë që 32 vjeçari Erigers Mihasi të ndryshonte shpeshherë jo vetëm makinat por edhe targat e tyre.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në 5 muajt e fundit, Mihasi i kishte ndryshuar 4 herë targat e makinës, ndërsa Audi-n me të cilën udhëtonte ditën e vrasjes e kishte blerë muajt e fundit në Laç.

Këto veprime të 32 vjeçarit, kanë bërë që grupi hetimor të ngrejë dyshimet se i riu i ruhej ndonjë hakmarrje të mundshme, nisur edhe nga precedentët e tij të mëparshëm kriminalë.

Dyshimet e policisë dhe prokurorisë i kanë përforcuar edhe dëshmitë që kanë dhënë rrethi më i ngushtë shoqëror i Erigers Mihasit.

Njëri prej tyre ka deklaruar se prej muajsh, 32 vjeçari nuk qëndronte apo lokale ku frekuentoheshin nga shumë qytetarë, si dhe nuk largohej shumë nga zona e banesës së tij në Yrshek dhe qëndronte vetëm me personat që u besonte.

Hetuesit dyshojnë se objektiv i atentatit ishte pikërisht Erigers Mihasi, i sapo kthyer nga Gjermania.

Bashkë me Mihasi në makinë ndodhej edhe miku i tij Armano Dumani, i cili nuk mundi të mbijetojë nga breshëria e plumbave.

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes mes bandave kriminale. Erigers Mihasi mori 13 plumba në trup, ndërsa Dumani 4.

Të ngjashme