Kryefjala Logo

Humb jeten nga Covid, 21 vjecari shqiptar

15 Tetor, 2021 | 3:26 pm

Ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një 21-vjeçar. Bëhet fjalë për një të ri nga Fieri, i cili vuante nga talasemia.

Mësohet se 21-vjeçari nuk e ka përballur dot virusin e rrezikshëm Covid-19.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Erjon Skëndaj, i cili thekson se 21-vjeçari ishte sjellë me urgjencë nga Fieri dhe ishte në gjendje të rëndë.

Kujtojmë se një ditë më parë koronavirusi i mori jetën një tjetër të riu, përkatësisht piktorit 30-vjeçar, Kristi Baba.

Të ngjashme