Lajme nga vendi
Hakeri durrsak sulmon sistemin e Qeverise per “pagen e luftes”, vjedh 150 milion leke nga bankat
29 Dhjetor, 2020 | 12:56 pm
Personi që shikoni në foton e mësipërme është Denis Trungu, “hakeri” 32 vjeçar nga Durrësi që mori mbi 150 milion lekë të vjetra nga bankat, si “paga lufte”. I riu u arrestua nga njësia e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit.
32 vjeçari duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kjo llogari ishte hapur që ky shtetas të shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital. Pas kësaj, ky shtetas ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Pas transferimit të shumave të ndryshme ky shtetas kryente tërheqje nga bankat ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare ose duke u paraqitur vetë në bankë. Gjithashtu, ky shtetas ka tentuar t’i tërheqë këto fonde dhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Burimet bëjnë me dije se Denis Trungu kishte sulmuar sistemin e ngritur nga qeveria për dhënien e pagave të luftës dhe paratë i kalonte në llogarinë e tij.
newsbomb