Lajme nga vendi
Gjendet i pajetë një person në portin e Durrësit:Dyshimet e para
24 Nëntor, 2023 | 10:27 am
Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në një vend peshkimi në portin e Durrësit.
Bëhet fjalë për shtetasin E. A., banues në Tiranë, i cili sipas informacioneve paraprake dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe mund të jetë mbytur aksidentalisht në det.
Policia njofton:Më datë 23.11.2023, në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është mbytur aksidentalisht në det.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.