Kryefjala Logo

Detaje të reja nga vrasja e 27 vjeçares në Itali, autori i dërgoi videon erotike bashkëshortit të saj

28 Dhjetor, 2023 | 6:44 pm

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja disa ditë më parë e 27-vjeçares italiane Vanessa Ballan nga 41-vjeçari shqiptar, Bujar Fandaj. Siç raportojnë mediat italiane, para se të vriste 27-vjeçaren, Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello.

Bashkangjitur mesazhit, 41-vjeçari i ka dërguar dhe një video erotike të tij me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë.

Pak kohë më parë autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë. Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është dhunuar barbarisht nga Fandaj. Ndër të tjera, autoritetet italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri dhe më pas shqiptari e ka qëlluar me thikë në zemër.

Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj kishin qenë në një lidhje së bashku. Pas një viti lidhje, 27-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin. 41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia

Të ngjashme