Kryefjala Logo

Denoncoi Vangjush Dakon në media, shkarkohet papritur nga detyra djali i Spartak Brahos,nën kryetar i Bashkisë së Durrësit

10 Nëntor, 2021 | 7:11 pm

 

Arbri Braho,djali i politikanit të majtë Spartak Braho është shkarkuar nga detyra ku mbante postin e nën kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

Dy ditë më parë Arbri ka bërë një denoncim të fortë për ish-kryebashkiakun e Durrësit,Vangjush Dakon,për të cilin thotë se është ende ai që jep urdhra në këtë institucion.

Si për ironi, pas kësaj deklarate të Brahosvjen edhe njoftimi për shkarkimin e tij nga puna.

Djali i Spartak Brahos mësohet se është shkarkuar nga detyra më datë 9 nëntor, me firmë të kryebashkiakes në detyrë të Durrësit,Emirjana Sako.

Braho i drejtohej Dakos si “xhuxhi 339”,duke folur për përgjimet dhe akuza ndaj këtij të fundit për vjedhjen e votave.Nga posti i nënkryetarit të Bashkisë,ai e akuzonte Vangjush Dakon për vjedhjen e fondeve,mes tyre edhepër atë të autoshkallës,për të cilën u arrestuan disa zyrtarë të bashkisë me urdhër të SPAK.

“O xhuxhi 339,në lidhje me ato që folëm paradite,unë smund të them kurrë hajdut për ty,ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëve të vetë ti,ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tënde dje spo e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund.

Ju që skeni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve,normalisht që smund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe merrno dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që skam folur deri tani që thu ti,jo që isha pjesë e hajdutëve, më vinte zorë mua që vidhnit ju”,shkruante Arbri Braho dy ditë më parë.

Të ngjashme