Kryefjala Logo

Deklarata shokuese e bashkëshortes së Përparim Ademit: E dija për lidhjen e tij me dy motrat, shkonim edhe me pushime bashkë

2 Janar, 2021 | 2:11 pm

Tabloja e vrasjes së dy motrave nga Përparim Ademi më 31 dhjetor në “Astir” është plotësuar e gjitha.

Ademi ka përdorur një nga djemtë që ka qenë poshtë pallatit që motrat të hapnin derën, në momentin që ata kanë parë se kush është kanë tentuar që të mbyllin derën, por ai ka qëlluar menjëherë me kallash.

Ai ka qëlluar me 5 plumba Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin, duke i lënë të vdekura në vend. Më pas, 59-vjeçari ka qëlluar në muret e shtëpisë duke shkarkuar të gjitha karikatorin që ka pasur 26 plumba.
Në momentin që ka ndodhur krimi motrat kanë qenë duke ngrënë bukë. Sipas deklarimeve të tij ai ka pasur një lidhje jashtë martesore me Kristinën para 20 vitesh dhe më pas me Zhanetën me të cilën pretendon se ka edhe një fëmijë të pa regjistruar.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe bashkëshortja e tij që e ka me letra e cila është shprehur se ishte në dijeni të marrëdhënieve të bashkëshortit dhe se kishte krijuar miqësi me dy motrat, por nuk kishte bërë zë për të mos prishur familjen.
Ajo shprehet se ka pasur hyrje dalje me to, madje shkonin edhe në udhëtime bashkë. Përparimi ka pranuar se krimi ndodhi për arsye xhelozie sepse kishte dyshime se Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër.
Pas vrasjes, Ademi u largua me këmbë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua 2 orë pas krimit. Ai pretendoi se do të vetëdorëzohej vetë në Polici, dhe shprehu pendesë për vrasjen e dyfishtë.

Të ngjashme