Kryefjala Logo

Covid-19/ Rriten frikshëm shifrat, 489 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

6 Nëntor, 2020 | 5:19 pm

Vijon të rriten shifrat e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë.

Sot regjistrohet një tjetër rekord i zi teksa regjistrohen plot 489 raste të reja, shifër kjo e paregjistruar më parë që nga nisja e pandemisë.

Sa i përket viktimave, 6 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

Situatë e rënduar edhe në spitalet Covid, aty ku janë të zënë plot 350 shtretër.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga nisja e pandemisë arrin në 23,210 nga të cilët 10,800 ende aktivë dhe 549 viktima.

COVID-19 – Statistika (6 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 489
Të shëruar ne 24 orë 165
Të shtruar në spitale 350
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1954

Testime totale 135,245
Raste pozitive 23,210
Raste të shëruara 11,861
Raste Aktive 10,800
Humbje jete 549

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5315
Durrës 963
Fier 868
Korçë 696
Shkodër 623
Elbasan 507
Lezhë 487
Vlorë 461
Berat 318
Kukës 253
Gjirokastër 204
Dibër 105

Të ngjashme