Kryefjala Logo

Biseda e Jozefina Topallit me Sali Berishën: “Nuk ka kërkuar ndihmë as në 1997 e as tani…”

8 Tetor, 2021 | 10:52 am

Jozefina Topalli e cila më parë ka mbajtur detyrën si Kryetare e Parlamentit në vitet kur si Kryeministër qeveriste Sali Berisha ka dhënë disa detaj të bisedës së saj me këtë të fundit.

Ajo njihet prej vitesh si kundërshtare e kryetarit të Partisë Demokratike Lulëzim Basha dhe se tashmë që Berisha ka dalë kundër tij mund të ishtë një mundësi bashkimi e Topallit në një luftë të përbashkët politike.

Në një intervistë për “A2 CNN” Topalli ka treguar se ka komunikuar me Sali Berishën dhe ai nuk i ka kërkuar asnjëherë ndihmë, por ka dalë vetëm në një situatë të tillë.

“Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt.

Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm.

Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha”, tha Topalli.

Të ngjashme