Lajme nga vendi
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin!
5 muaj më parë

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e njohur si Festa e Sakrificës. Kjo festë disaditore është një nga dy festat më të rëndësishme të Islamit. Mëngjesin e sotëm besimtarët myslimanë ishin të shumtë në numër në sheshin Skënderbej.
Kjo ditë shënon vullnetin e Ibrahimit (Abrahamit në Bibël) për të sakrifikuar djalin e tij, sipas urdhrave të Zotit. Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose një dhi.
Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve. Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit.