Kryefjala Logo

Autor i 6 grabitjeve të mëparshme, arrestohet 29-vjeçari në Durrës, u kap duke vjedhur naftë në një servis

29 Nëntor, 2021 | 6:12 pm

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin F.Xh, pasi i kap duke vjedhur 40 pompa nafte në servisin e shtetasit F. S., 61 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që 29-vjeçari të jetë autor i 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 21.11.2021 – 27.11.2021, në disa lagje të qytetit të Durrësit.

Gjithashtu sipas policisë i riu ka vjedhur matës elektrikë dhe pajisje të tjera elektrike, si dhe orendi shtëpiake në 5 banesa, konkretisht në banesat e shtetasve P. N., banues në lagjen nr. 15 Durrës, E. Ç., B. S., E. M. dhe E. N., banues në lagjen nr. 17 e 17/1, si dhe portofolin e shtetasit F. S., banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Të ngjashme