Kryefjala Logo

Atentat ndaj shqiptarit ne mes te Athines: qellohet me doreze hekuri dhe arme zjarri

16 Dhjetor, 2020 | 9:54 am

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se i është bërë atentat me armë zjarri një shqiptari në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Peristeri”, ku shqiptari është qëlluar fillimisht me dorezë hekuri dhe pastaj me armë zjarri në këmbë.

lg.php.gif

Siç raportojnë mediet fqinje, autorët kanë zbritur nga një makinë dhe e kanë qëlluar shtetasin shqiptar, i cili sapo kishte dalë nga një dyqan për shitje makinash. Ky i fundit ka shkuar vetë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet identiteti apo gjendja e tij shëndetësore.

ballkanweb

Të ngjashme