Kryefjala Logo

Arrestohet ish-shefi i policisë së Sarandës

13 Nëntor, 2021 | 12:34 pm

Ish-shefi i policisë në Sarandë Ardian Nuna 64-vjeç është arrestuar ditën e sotme nga policia. Ai ka qenë në kërkim prej datës 9 korrik të këtij viti për shpërdorim detyre.

Pas informacioneve në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij, policia ka organizuar punën duke e arrestuar.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit:

Ardian Nuna 64 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës” njofton policia.

Të ngjashme