Kryefjala Logo

Aksident i rende ne Fier, humbin jeten nje burre dhe nje grua: Rane ne kanal dhe i binin xhamit per ndihme

28 Dhjetor, 2020 | 11:39 am

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier, me pasojë vdekjen e dy personave.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ku viktimat janë një burrë dhe një grua, identiteti dhe mosha e të cilëve nuk dihet ende.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës.

Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër).

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji.

Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik, të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Fier, ku një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën dy personave.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se kanë mbetur të vdekur shtetasit Ndue Preçi dhe Pashkë Malçi, të cilët ishin burrë e grua. Ndërkohë, gazetari Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” edhe dëshminë e një prej banorëve të zonës, që ka nxjerrë trupat e pajetë të viktimave nga makina.

“Takova dikë dhe e pyeta: Ku është makina? Ka rënë brenda në ujë. Po personat? Janë brenda më tha. Shkova dhe godita xhamin e pasmë, nxora personat, i vura litarin makinës dhe e nxorën sipër pastaj. Personat ishin mbytur. Personi që takova më tha që ata po i binin xhamit dhe tentonin të dilnin. I thashë se pse nuk mori një gur që ta thyente dhe të dilnin”, tregon banori.

Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

burimi: Ballkanweb

Të ngjashme