Kryefjala Logo

Aksident i rëndë në Durrës, makina perplas 70 vjecarin

2 Janar, 2021 | 4:21 pm

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, bën me dije policia. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur në orën 14:50, në lagjen nr.7, Durrës, shtetasi L. Sh., 27 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një këmbësor.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për identitetin e të dëmtuarit ku vetëm bëhet me dije se është rreth 70 vjeç dhe është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas informacioneve gjendja e tij është e rënduar.

Të ngjashme