Lajme nga vendi
6 milion euro me skemë fiktive,dalin emrat e të të arrestuarve,sekuestrohen HEC-i,apartament dhe firma
9 Nëntor, 2021 | 5:53 pm
Policia ka reaguar pas arrestimit të pesë personave në Durrës, të akuzuar për evazion fiskal.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar Skema është bëri i mundur ekzekutimi I 10 urdhërave të prokurorisë nga të cilat janë shtatë persona të dënuar me burg dhe tre të tjerë janë dënuar me detyrim paraqitje.
Në kuadër të ketij operacioni, deri aktualisht është bërë e mundur arrestimi i 5 shtetasve: Enis Xhaferi, dtl 17.12.1983,lindur e banues në Vlorë, Regan Merdani dtl 17.03.1991, Lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, Roland Avdo dtl 13.101982, lindur dhe banues në Tiranë, Ali Agolli dtl 07.02.1076, lindur ne Dibër dhe banues në Tiranë dhe Benn Caka dtl 30.01.1973, lindur në Berat dhe banues në Tiranë,si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Të lartpërmendurit në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë krijuar shoqëri fiktive me qëllim mos pagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohe që kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera, të pa deklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të pa regjistruar dhe pa deklaruar në organin tatimor.
Nga aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TV SH-në, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekeve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore shuma të mëdha duke shkaktuar një dëm ekonomik e cila përllogaritet në vlerën rreth 6 milion Euro.