Lajme
Boris Johnson paralajmëron se kriza energjitike mund të zgjasë deri për Krishtlindje : “Drejtuesve të biznesit të parandalojnë mungesat e ushqimit“
5 Tetor, 2021 | 2:51 pm
Boris Johnson u ka thënë drejtuesve të biznesit se shmangia e mungesës së ushqimit për Krishtlindje është përgjegjësia e tyre, duke pretenduar se nuk është detyrë e qeverisë të “rregullojë” problemet e furnizimit.
Ndërsa u hap konferenca e partisë konservatore , kryeministri pranoi se kishte njohur prej muajsh se industria e transportit ishte në telashe – dhe, çuditërisht, pranoi se mund të vazhdojë edhe në sezonin festiv.
Britania e Madhe përjetoi një kaos në furnizimin me karburant teksa nga e hëna e kaluar ushtria mori në dorë situatën duke bërë të mundur furnizmin me naftë nëpërmjet kamionëve të cilët shoferët mungonin.