Apartamentet në Tiranë vazhdojnë të shtrenjtohen. Çmime marramëndëse deri në 5 mijë euro/m2

7 muaj më parë

Sektori i ndërtimit në Shqipëri pësoi një rënie me 6.4% gjatë muajit të kaluar pasi u raportuan ulje të porosive. Megjithatë pritshmëritë e rritjes së cmimeve  ishin të larta.

Apartamentet në kryeqytet vazhdojnë të shtrenjtohen duke shënuar pikun maksimal të cmimeve në kullat që ndërtohen rreth qendeës së Tiranës me shifra të larta deri në 5 mijë euro për metër/katror.

Evidentohet një rritje kërkese për ambiente zyre dhe ambiente banimi me qëllim biznesi për ti lëshuar me qera. Blerës kryesorë mbeten personat që belnë në fillim të vitev ’90 , persona të huaj dhe emigrantët.

Ajo që po preferohet më shumë nga qytetarët janë komplekset e pallateve të cilat ndodhen dhe në zona periferike të Tiranës, pasi dhe shërbimet që ndodhen pranë njëri tjetrit krijojnë lehtësira për zhvillimin e jetesës.

“Zona e liqenit ka pasur çmime 1000-1100 euro/m2 tani mund të kemi nga 1200-1300 euro/m2 dhe duke u shtrirë deri të Tegu në 2000 euro/m2. E vetmja zonë që ka një çmim stabël është ish-Fusha e Aviacionit që ka një çmim stabël 850-900 euro/m2, zona e 5 Majit dhe afër spitaleve që kanë thuajse të njëjtin çmim thuajse kanë një çmim standard” , tha Erion Alimema, agjent imobiliar.

Vetëm në gjysmën e parë të vitit apartamentet janë shtrenjtuar me 6.7% më shumë sipas Bankës së Shqipërisë, ndërsa prej 2013-ës me gati rreth 49.4%, ku Tirana ka çmimet më të larta të banesave ku që prej asaj kohe janë dyfishuar./Kryefjala.com

Të ngjashme