Kryefjala Logo

Tragjike në Greqi:Shqiptari lidh,dhunon dhe drogon partneren për ti dhënë fund shtatëzanisë!

22 Shkurt, 2024 | 8:59 am

Policia në Zakynthos të Greqisë ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, pasi ndërpreu shtatzëninë me dhunë të të dashurës së tij 19-vjeçare.

Sipas merdias greke ERT, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.
Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë.

Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijen e ka abortuar.
Pas një denoncimi, persona të Drejtorisë së Policisë së Zakynthos arrestuan dje, të mërkurën, 27-vjeçarin, i cili do të dërgohet në prokurori me akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij.

//TopChannel

Të ngjashme