Showbiz
Ku po i kalon Einxhel Shkira ditët e nxehta të shtatzënisë?
27 Korrik, 2022 | 5:58 pm

Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u bënë akoma më të famshëm dhe tërhoqën vëmendje prej romancës së krijuar në Big Brother. Pas daljes ata vazhduan me udhëtime në Kosovë, Turqi etj madje që prej daljes nga Big Brother të Einxhel Shkirës e DJ Dagz, Kryefjala.com ka qenë e para që ka hedhur aludimet për një shtatzëni të mundshme.
Madje edhe së fundmi e ftuar në She/He’s on Top, Manushi e ka ngacmuar për veshjen duke shtuar aludimet, madje Einxhel as nuk është ngritur të sfilojë. Por çifti duket se ka vendosur që ta mbajë diskrete këtë gjë e ta shijojë vetëm për vete. Por nuk kanë arritur ti shpëtojnë vëmendjes së njerëzve.
Pak më parë, një qytetare i ka shkruajtur Kryefjala.com se ka parë Einxhelin në plazh në Ulqin ku duket me barkun e rrumbullakosur, madje ajo shkruan: shtatzënë që ç’ke me të!
Duket se Einxheli i ka tërhequr vëmendjen. Epo nëse është kështu urime! Por ajo ç’ka na bën kuriozë është fakti se Einxhel në Big Brother ju premtua një emision në bashkëpunim me fondacionin “Dritan Hoxha”, por deri tani s’ka patur gjë në terezi, e nuk e dimë do i ndikojë shtatzënia në mos realizim apo do të rikthehet në shtator shtatzënë në ekran?












































