Showbiz
Kengetarja shqiptare rrefen momentet e sikletshme ne dasma: Nje grua me futi duart ne gjoks!
19 Prill, 2021 | 9:27 am


Kengetarja e njohur Maya ka qene e ftuar ne Expuls kete fundjave.
Mes shume te tjerash ajo ka rrefyer eksperiencat me te sikletshme nga koncertet e kryesisht dasmat.
“Une e kam parë veten në siklet. Mu këput taka e këpucës, po bëja atmosferë fantastike, hipa më lartë se skena edhe u këput. Mora takat në dorë, i hoqa dhe i thash publikut qe dikush nga ju duhet t’mi rimbursojë. Ndërsa një moment tjetër… ka pasur dhe rastë që kanë ngacmuar dhe femrat në dasmë. Por, një dajo i një dasme donte të ishte në krye të dasmës por nuk e mora si sinjal, dhe një moment ai u mërzit. Unë kam një strategji pune, ka dasmorë që duan përshëndetje ka dhe që nuk duan. U sqaruam por nuk më dhuroi moment të këndshëm. Martesa është ditë e shenjtë per çiftin, por u sqaruam pa u vënë re.
Njëherë një grua më hedh ca lekë dhe mi jep në gjoks, mi fut në gjoks që të mos i merrte. E futi dorën shumë thellë, dhe i thash avash moj se po futesh në sektore që nuk janë të tuat”– u shpreh Maya.













































