Lifestyle
Justifikimet që përdorin femrat për të mos kryer marrëdhënie
24 Gusht, 2021 | 4:57 pm

1-Kam dhimbje koke
Kjo është më klasikja. Më e vjetër se vetë njeriu, e cituar dhe në Komedine Hyjnore. Kjo fjali është kontraceptivi më i fuqishëm i të gjitha kohërave.
2-Jam në ato ditët…
E dimë që është e kotë të kundërshtosh por është thjesht hera e pestë brenda muajit. Dhe përveçse duhet të largoni dëshirën, duhet edhe të bëni shumë kujdes se çfarë do të thoni në orët e ditët në vijim.
3-Po sonte është seria tjetër e telenovelës në televizor
Dhe më e keqja në këtë rast është se as nuk mund të “vërdalloseni” nëpër internet, sepse telenovela duhet parë bashkë.
4-Jam e lodhur
“Dhe unë jam i lodhur me justifikimet e tua idiote”! Mos u përgjigjni kurrë kështu nëse s’dëshironi të hapni debate “kush lodhet më shumë “
5-Duhet akoma të më kërkosh falje!
Një taktikë e hollë manipulimi psikologjik shumë e përdorur nga femrat për të arritur qëllimet e tyre (si për shembull të mos bëjnë seks) është prekja e ndjenjës së fajit.
6-Nuk duhet të zgjojmë fëmijët
“Po pikërisht kështu i kemi bërë ata! Do të na e falin…”
7-Nesër na vijnë njerëz, duhet të rregulloj shtëpinë
Çuditërisht kjo është një fjali që përdoret rrallë si justifikim për të mos bërë seks. Megjithatë duket se funksionon 100%!

















































