Kryefjala Logo

Ish-kuzhinieri i Mbretëreshës Elizabeth zbulon pjatën e vetme që ajo ja ktheu mbrapsht

20 Shtator, 2022 | 1:15 pm

Ish-kuzhinieri i Mbretëreshës Elizabeth ka zbuluar se si ishte të punoje për monarkun dhe disa nga rregullat specifike që ai ndoqi gjatë gatimit për mbretëreshën.

Darren McGrady ka gatuar për Mbretëreshën së bashku me disa anëtarë të familjes së saj, duke përfshirë Princin Harry, Mbretin Charles III dhe Princeshën Diana.
Ai ka punuar në kuzhinat mbretërore nga viti 1988 deri në 1993.

Shefi i kuzhinës thotë se mbretëresha nuk ishte veçanërisht eksperimentale me ushqimin e saj, kështu që do të kërkonte një shpjegim të çdo recete të re që do të ishte në menu.
Anëtarëve të stafit iu tha të dorëzonin recetën e plotë për ushqimin e saj në një lidhës të kuq, i cili më pas do t’i çohej Mbretëreshës për miratimin e saj.

Megjithatë, kur McGrady u përpoq të frymëzonte sovranin të provonte diçka të re, ajo nuk ishte shumë e impresionuar.
Në një video në YouTube të postuar fillimisht para ikjes së Mbretëreshës më 8 shtator, McGrady shpjegoi se dikur u përpoq të prezantonte një recetë të re ndërsa gatuante për Mbretëreshën.

Në atë kohë, Mbretëresha Elizabeth po qëndronte në Kalanë Balmoral, shtëpia e saj skoceze për të cilën McGrady thotë se është shtëpia e një kopshti me luleshtrydhe që ai donte të përfshinte në një ëmbëlsirë të quajtur ‘Veiled Farmer’s Daughter'(Vajzat e mbuluara të fermerit)

Megjithatë protokolli dikton që Mbretëresha duhet të shohë një recetë të plotë të pjatës së re, kështu që kur McGrady harroi të shpjegonte se çfarë përfshihej, Mbretëresha dërgoi një shënim.

“Cilat ose kush janë vajzat e fermerëve të mbuluar,” (emri i ëmbëlsirës)- i shkroi Mbretëresha në një shënim të shkruar me dorë.
Ëmbëlsira është një pjatë norvegjeze që përmban luleshtrydhe, portokall, kanellë dhe një crumble të servirur në një gotë sundae.
McGrady shpjegon se receta funksionoi mrekullisht me ndonjë nga frutat e freskëta që rriteshin në Balmoral që ishin në sezon.

“Mbretëresha e donte çokollatën, çdo çokollatë, sa më e errët të ishte çokollata, aq më mirë,” tha ai.
“Kështuqë sa herë që e fusja menynë që kishte çokollatë,ishte gjithmonë hit.
Por asaj i pëlqenin edhe frutat indigjene nga pronat e saj.”
Ai gjithashtu pohon se djali i Mbretëreshës, Mbreti Charles, ishte më shumë hamës se mbretëresha dhe do të provonte më shumë pjata sesa nëna e tij.

Burimi:YourTango

Të ngjashme