Showbiz
Humbi njeriun e shtrenjte nga Covid, shperthen ne lot Klea Huta
27 Maj, 2021 | 10:19 am

Moderatorja e dashur për publikun, Klea Huta ka rrëfyer për herë të parë një ndër momentet më të vështira, kur ka humbur gjyshin pasi ai nuk e fitoi dot betejën e Covid-19. E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” në “ABC News”, ajo ka treguar mes shumë emocioneve raportin që ka pasur me të.
Moderatorja e ka cilësuar si një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e saj dhe ka folur më gjerë për raportin e tyre. “Një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time është gjyshi im, i cili në shkurt të këtij viti ndërroi jetë. Është një nga njerëzit më paqësor, më të brishtë, më të butë dhe më të urtë, më fjalë pak që unë kam njohur në jetën time, i cili kishte ndërtuar një marrëdhënie perfekte me gjyshen time. Nuk e ka ngritur zërin një herë se dashuria që ata kishin se ata jetojnë në fshat në Bërzhit, gjyshen e përshëndes shumë…
E kam vuajtur shumë ikjen e tij, iku shumë i ri në fakt. Bëra gjithçka që ishte e mundur që ta mbaja në jetë, por kundër rregullave të zotit nuk dalim dot, por e di që është gjithmonë me mua”, rrëfeu Huta.













































