Kryefjala Logo

Habit Robert Berisha: Nese me fton, ja çdo të bëja në dasmën e Norës!

16 Tetor, 2021 | 2:08 pm

Ditën e sotme në emisonin “Goca dhe Gra” në Top Channel është diskutuar nga moderatoret një temë mjaft e përfolur. A mund të qëndrosh shok me ish të dashurin apo jo. Vajzat kanë qenë kundër, përveç Teas e cila është shprehur se mban marrëdhënie miqësore me ish të dashurin e saj.

I ftuar ka qenë moderatori dhe këngëtari Robert Berisha I cili ka rrëfyer se me Norën përveç se prindër të vogëlushes Renee ata janë edhe miq të mirë. Veç kësaj duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë, Roberti ka treguar se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.

“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”.
Sigurisht që kjo frazë ka ngjallur diskutim e brohorima në studio, por për më tepër ndiqni intervistën e plotë:

Play

Të ngjashme