Showbiz
Habit Miss Universe Kosova: Jam perdhunuar e trafikuar qe 13 vjec, prej tyre babi im eshte ne burg!
13 Korrik, 2021 | 3:16 pm

Pak dite me pare eshte mbajtur Miss Universe ne Tirane ku fituese jane shpallur Ina Dajçi per Shqiperine dhe Tuti Sejdiu per Kosoven te cilat do te perfaqesojne vendin tone ne SHBA ku dhe mbahet kompeticioni i Miss Universe.
Ne nje interviste per ATV, Tuti ka rrefyer se ndodhet ne kete spektakel vetem per familjen e saj dhe fitoren ua dedikon atyre. Me tej gjate rrefimit miss-i ka thene se eshte perdhunuar ne moshen 13 vjecare dhe per kete gje babai i saj sot ndodhet ne burg padrejtesisht!
“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë.
Po e shoh familjen time, vetëm një karrigë e zbrazët është aty. Babai im është sot në burg për mu, vetëm që ka luftu për mu, për padrejtësinë që ma kanë ba mu.
Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pas asnjëherë. Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend. Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mu e ka dëshmu që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më dojket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, tha Sejdiu.













































