Kryefjala Logo

Habit aktori i humorit: Luanen nuk e njoh as po ta shoh ne rruge!

5 Maj, 2021 | 5:58 pm

Albano Bogdo është një nga aktorët më të dashur të humorit. Së fundi ai ka qenë I ftuar në emisionin “Binjakët” ku i është përgjigjur me shumë sinqeritet pyetjeve të Donaldit dhe Romeos. I pyetur se cila nga moderatoret i pëlqen më shumë, Marina apo Luana, Bogdo i ka habitur të gjithë me përgjigjen e tij.

“Luanën nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time, sinqerisht. Nuk e kam parë asnjëherë në jetën time”, tha Bogdo.

“Po sikur të kalojë në rrugë e njeh”, e pyet njëri prej binjakëve dhe ai përgjigjet: “Nuk gënjej unë. Nuk e njoh.”

Ndërsa për Marinën është shprehur se kanë marrëdhënie shumë të mira dhe është një nga femrat më të bukura qe ka Shqipëria.

Të ngjashme