Showbiz
Guljelm Radoja ne gjendje te rende nga Covid 19, futet ne intubim!
4 Maj, 2021 | 1:50 pm

Pas më shumë se një muaji i shtruar në spitalin e Durrësit, aktori Guljelm Radoja është sjellë në Tiranë në gjendje kritike për jetën. Është mësuar se aktori është futur në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet. Sipas “Report Tv” pasojat që Covid-19 i kanë lënë aktorit i kanë rënduar gjendjen shëndetësore.
Pak javë më parë, djali i tij, Redi Radoja, tha në një intervistë për “Shqipëria Live” se gjendja e artistit është rënduar pasi i janë prekur mushkëritë.
“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet ti ketë pasur rëndë edhe para kovidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion. Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje”, tha i biri i aktorit në intervistë para 2 javësh.
Iconstyle













































